Foto/ Matura 1987 e gjimnazit “Jordan Misja”, pas 30 viteve takohen ne oborrin e shkolles

Ishte viti i larget 1987 kur ata lane bankat e gjimnazit “Jordan Misja” qe asokohe quhej shkolle e mesme e pergjithshme. Mesa duket, i dhane nje premtim njeri- tjetrit: Te mblidhen ne pervjetore pas 10, 20, 30 e me shume vitesh. Nuk e dime nese e kane respektuar premtimin, por per 30- vjetor jane te gjithe bashke. Fillimisht ne oborrin e shkolles se tyre. Te qeshur, te shkujdesur thuajse jane gjimnazistet e dikurshem. Humor, batuta, kujtime dhe shume foto. I kane publikuar ne Facebook, mbase jane bere me celular dhe nuk jane cilesore aq sa duhet, por kane vlere me shume se te ishin shkrepur me aparat profesional. E ne mes tyre, ka fotografe shume te njohur brenda e jashte Shkodres, profesioniste te te gjitha fushave dhe me kontribute. E pas oborrit te shkolles, nje dreke apo darke sepse ne nuk arrijme ta kuptojme nga fotot te cilat ne fakt jane shkrepur diten. Nuk do te mungonte edhe torta, si ne cdo ditelindje, feste apo pervjetor te rendesishem. Edhe ne fund, urimi e premtimi njeheresh: Mireutakofshim ne pervjetorin tjeter, te gjithe bashke! /ShkodraWeb/