Forcat e Policisë kanë rrethuar të gjithë perimetrin e sigurisë së Kryeministrisë. Raportohet në terren, se ajo që bie në sy është pajisja e të gjithë efektivëve të policisë ma maska kundra gaz.
Ndryshe nga herët e tjera kordoni i forcave të rendit para godinës së qeverisë është vendosur vetëm me efektiv meshkuj. Ndërkohë që në të gjitha protestat e mëparshme të opozitës, rreshti i parë ka qenë me efektive femra, taktikë e përdorur për të mos acaruar turmat.