Deputeti i PS Anduel Xhindi, djali i të ndjerit Fatmir Xhindi, i cili u vra në vitin 2009, i ka dhënë fund beqarisë ditën e sotme. Ai ka organizuar një festë të vogël private këtë të hënë, në prani të familjarëve dhe miqve. Mes tyre kanë qenë të pranishëm edhe disa nga politikanët e të majtës, si Taulant Balla, Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafa, Zëvendëskryeministrja Mesi etj. Bie në sy edhe prani e deputetit të Shkodrës Tom Doshi, i cili nuk k qenë aktiv në mbyllje të sesionit të Kuvendit por as gjatë verës. Fotoja në dasmën e Xhindit shënon një rikthim të Doshit, madje në “familjen e madhe socialiste”, të mbledhur për dasmën e kolegut Xhindi.
Këto janë disa nga fotot gjatë ceremonisë, të bëra nga fotogarfi Agim Rama.