Skip to content
5 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore

FOTO – Malësia e Madhe nderon me “Qytetar Nderi” tre figura të shquara dhe me kontribute në vite për këtë trevë

ShkodraWeb 1 year ago

Këshilli i Bashkisë Malësi e Madhe ka shpallur sot “Qytetar Nderi” patriotin dhe luftëtarin për liri, Bejto Faslia (Vukaj) pas vdekjes, Dimitrov Popaj (Popović) poet, shkrimtar dhe përkthyes dhe Zuvdija Hoxhiq (Berisha) shkrimtar i njohur në Mal të Zi me kontribute të njohura për historinë dhe kulturën shqiptare. Dekoratat e larta u dhanë me propozim të Shoqatës së Veteranëve dhe Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve në M.Madhe.

Të pranishëm në sallën e Këshillit të Bashkisë ishin shkrimtarë, artistë, historianë, familjarë dhe të afërm të figurave të nderuara, krerë të shoqatave atdhetare, familjeve të dëshmorëve, veteranëve e pasardhësve të tyre etj.

Aktiviteti ka nisur me himnin e flamurit kombëtar dhe pas dhënies së titujve nga kryetari i bashkisë Marinaj, folës të ndryshëm kanë vlerësuar personat e vlerësuar por dhe Këshillin e Bashkisë, në veçanti kryebashkiakun Marinaj për kujdesin që tregojnë në respektimin e vlerave në trevën e Malësisë. I pranishëm ishte dhe deputeti shqiptar në Mal të Zi, veprimtari i njohur Nikollë Camaj.

Z. Bejto Faslija (Vukaj) (pas vdekjes) me motivacionin: “Për kontributin e tij të shquar, të një legjendari të vërtet, me armë në dorë në luftën për çlirimin e vendit nga nazi-fashistët; protogonist në luftën e Reçit bashkë me familjen e tij, i dënuar me internim nga kuislingët. Për kontributin e tij të shquar edhe në vitet e mbas luftës, në rimëkëmbjen e vendit, si një ndër drejtuesit më popullor dhe i përkushtuar të asaj kohe”.

Z. Zuvdija Hoxhiq (Berisha) me motivacionin: “Për kontributin e tij të shquar, në forcimin e marrëdhënieve dhe ndërthurjen mes dy kulturave tona, Shqipërisë dhe Malit të Zi; për ruajtjen e trashigimisë dhe kujdesin e treguar në kultivimin dhe pasqyrimin e dokeve, zakoneve dhe etnografisë shqiptare nëpërmjet veprës së tij, si shkrimtar, poet, piktor, studiues e përkthyes; si një shqiptar në origjinë, me personalitet e influencë të lartë; kontribues influent, në përkthimin dhe botimin në gjuhën Serbo-Kroate të disa autorëve shqiptare, kryesisht të M.Madhe”.

z. Dimitrov Popaj (Popoviq) me motivacionin: “Për kontributin e tij të shquar ndër vite në Shqipëri, si kuadër drejtues dhe mesimdhënës në Malësinë e Madhe dhe jashtë saj; si studiues dhe hartues i teksteve shkollore të gjuhës shqipe në Malin e Zi; shkrimtarë, poet e përkthyes, me formim profesional dhe akademik në Shqiperi; kontribues në perkthimin dhe botimin e disa autorëve shqiptare në Malin e Zi kryesisht të Malësisë së Madhe. Një ambasador i pa lodhur, që punon me përkushtim në forcimin dhe ndërthurjen mes dy kulturave, Malit të Zi dhe Shqiperisë, vendlindjes së tij të dashur.”.

Continue Reading

Previous: Presidenti Meta vizitë në Kosovë, komenton zgjedhjen e Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike…
Next: Një Vllazni fantastike rekordesh të paarritshme, pas titullit kampion vajzat kuqeblu fitojnë edhe Kupën…

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli
  • Kryesore

FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli

44 mins ago
Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…
  • Aktualitet

Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…

1 hour ago
“Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA
  • Kronika e zezë

“Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA

1 hour ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli
  • Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…
  • “Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA
  • FOTO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, vendos 319 gjoba në një javë, arreston dy shofera…
  • FOTOLAJM – Dasma e Elgit Dodës me Klea Hutën, vëmendjen e rrëmben sërish çifti i momentit Luiz dhe Kiara…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë 5 qershor 2023…

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli
  • Kryesore

FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli

44 mins ago
Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…
  • Aktualitet

Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…

1 hour ago
“Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA
  • Kronika e zezë

“Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA

1 hour ago
FOTO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, vendos 319 gjoba në një javë, arreston dy shofera…
  • Aktualitet

FOTO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, vendos 319 gjoba në një javë, arreston dy shofera…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.