Ka hapur dyert qendra e re sportive në Kompleksin “Syri i Sheganit”. Një mundësi e re për të rinjtë e Malësisë së Madhe për të zhvilluar aktivitete sportive, kulturore, rinore dhe sociale.
Në inagurimin e kësaj qendre morën pjesë kryetari i bashkisë Tonin Marinaj, Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve Bora Muzhaqi dhe deputetja Edona Bilali.
Të rinjtë e gjimnazit “Dodë Kaçaj” Bajzë dhe gjimnazit “Sherif Hoxha” Koplik me pasion dhe talent performuan valle, këngë dhe interpretime kushtuar atdheut dhe figurave të shquara të kombit tonë.