FOTO – Malësia e Madhe kurorëzon “Miss Bjeshka 2021”, rikthehet eventi “Logu i Bjeshkëve”…

Pas një viti ndërprerje për shkak të pandemisë Covid- 19, Malësia e Madhe i është rikthyer traditës së “Logut të Bjeshkëve”. Paraditen  e sotme, qindra makina i janë drejtuar Qafës së Predelecit në zonën e Vermoshit, për t’ iu bashkuar eventit që kulmon me përzgjedhjen e më të bukurës së bjeshkëve.

Bashkia Malësi e Madhe, promotore e festës, e kishte organizuar me shumë seriozitet e përkushtim, ndërsa Policia e Shtetit është përpjekur maksimalisht për rendin dhe qarkullimin normal të mjeteve në akset rrugore të zonës.

Për organizimin e këtij eventi, janë organizuar forca të shumta artistike por edhe teknike, nga Malësia e Madhe, trevat shqipfolëse por edhe nga Diaspora. Autoritetet vendore kryebashkiaku Tonin Marinaj, prefektja Majlinda Angoni, Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Hilmi Lakti, ishin pjesë e evendit të rëndësishëm.

Pas aktivitetit artistik, i gërshetuar me performancën e vajzave pjesëmarrëse në “Miss Bjeshka 2021”, juria ka shpallur edhe më të bukurën. Ajo ishte Luljeta Dekaj nga Hoti, e cila sipas jurisë ishte më e bukurave e të bukurave pjesëmarrëse në Log.

Ajo ka marrë kurorrën e bukurisë nga Pomona Tinaj, e cila për shkak të pandemisë e mbajti atë për dy vite rresht. Edhe sivjet, siç ka krijuar tanimë traditën e tij, “Logu i Bjeshkëve” ka tërhequr interes të madh, duke qenë një mundësi e mirë për promovimin e zonës, të Malësisë së Madhe, turizmit dhe vlerave të gjithanshme. /ShkodraWeb/

ShkodraWeb Channel

Open

Close