FOTO – Makina përplas 7 vjeçarin në mes të qytetit, dërgohet me urgjencë në spital…

Një aksident është verifikuar në bulevardin “Gjergj Fishta” në qytetin e Lezhës.

Një fëmijë rreth moshës 7 -vjeçare është përplasur nga një makinë në afërsi të varrezave të dëshmorëve përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta” në qytetin e Lezhës.


Femija është dërguar menjëherë me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia e cila ka nisur një hetim në lidhje me këtë aksident.