
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të Tiranës, ku për pasojë një mjet është shkatërruar tërësisht. Sikurse mund të shihet edhe nga fotot e siguruara nga LSA, mjeti është shkatërruar i tëri, ndërsa mësohet se makina kishte hyre poshtë një kamioni.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, shoferi ka dalë vetë nga makina pas aksidentit, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.