
Bulqizë-Një mjet tip “Golf 4” ka dalë nga rruga në aksin Bulqizë-Peshkopi duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të mjetit, 25 vjeçarit me iniciale J.D., banues në Maqellarë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10.05, në vendin e quajtur Peladhi -ura e qytetit Bulqizë. Gjatë momenti të aksidenti ndodhej në makinë edhe nëna e të ndjerit. Mendohet se lagështira e krijuar nga reshjet e dy ditëve të fundit të jetë shkaku kryesor i aksidentit.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur të plotë shkaqet e aksidentit.