
Festivali i Këngës Qytetare “Luleborë” ka ulur siparin e edicionit të pestë. Ai është zhvilluar, pavarësisht situatës së pandemisë dhe me praninë e sprktatorit shkodran. Hyrja e Teatrit “Migjeni” u kthye në një skenë e skenografi bashkë, me një ndriçim të larmishëm dhe që krijonte atmosferë. Moderimi iu besua Enkel Demit, ndërsa regjia e spektaklit ishte e Rita Gjeka Kacarosi.
Në garë morën pjesë 20 këngë, ku ra në sy mosha e re e interpretuesve. Në fund, juria ka shpallur edhe tre më të mirët e festivalit, të cilët ishin Saviana Vjerdha, Silvia Kacarosi dhe Mukades Çanga.
Festivalit “Luleborë” i mungoi në këtë edicion artisti dhe mësuesi i njohur shkodran Enrik Çefa, i cili u nda nga jeta pak para eventit, ku duhej të ishte pjesëmarrës.
Organizimi në mjediset e jashtme të “Migjenit”, duket se ka qenë një provë e parë, që në kushtet e pandemisë, mund edhe të përsëritet. Për këtë arsye, po shihen mundësia e heqjes së rrethimit me kangjella të institucionit, ashtu sçi u veprua në shumë institucione publike e private, duke nisur nga vetë Bashkia e Shkodrës. Kështu, Teatri “Migjeni” do të jetë edhe më pranë artëdashësve.
Në këtë edicion të organizuar nga Bashkia e Shkodrës, mysafir i veçantë ishte presidenti i Republikës Ilir Meta. /ShkodraWeb Media/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!