Ceremonia për përurimin e shtatoreve të tre drejtuesve historikë të Lidhjes së Prizrenit, ka bërë bashkë në Kosovë, Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, dhe liderëve kryesorë politikë në Kosovë.
Kjo është dalja e parë publike bashkë e Metës dhe e Ramës, pak kohë pas përplasjes së tyre për dekretin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi.
Bustet e tre liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, janë vendosur në Kompleksin Monumental të Lidhjes së Prizrenit, në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.