Bashkia Shkodër dhe organizata The Door në kuadër të metodologjisë Reload organizuan “Lojna Popullore Fest” edicioni 13- të, në pikën turistike të Shirokës.
Nga qyteti, trupat pjesëmarrëse janë grumbulluar në sheshin e Shirokës, duke krijuar një atmosferë festive me përformanca muzikore dhe valle gjatë lëvizjes.
Në skenën e ngritur enkas për lojnat popullore në qendër të Shirokës, kanë përformuar trupat pjesëmarrëse në këtë event. Në mbyllje, për fituesit e “Lojna Popullore Fest” janë ndarë edhe çmimet.