
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj: Vijojnë me intensitet të lartë punimet në aksin strategjik Vrrith – Bratosh, i cili do të lidhë zemrën e Alpeve Shqiptare, duke krijuar një korridor të rëndësishëm që bashkon Kelmendin, Kastratin dhe Shkrelin.
Ky projekt jo vetëm që lehtëson lëvizjen e banorëve, por edhe hap rrugën për një zhvillim të jashtëzakonshëm të turizmit malor, duke e bërë çdo destinacion lehtësisht të aksesueshëm!