Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi eshte ulur ne pankinen e Vllaznise ne prag te ndeshjes me Teuten pas pak minutash. Ne cilesine e presidentes se KF Vllaznia sh.a., Ademi ka dashur te rikonfirmoje fuqishem mbeshtetjen per ekipin, duke u bere per pak minuta pjese e stafit teknik ne pankine. Natyrisht, rregullorja nuk e lejon qe ajo te qendroje gjate gjithe kohes ne pankine, por edhe qendrimi pak minuta gjate nxemjes se ekipit para ndeshjes, eshte nje mbeshtetje e madhe per ekipin. Shpresojme qe, ky fakt qe ndodh per here te pare, ti sjell fat kuqebluve, ndersa urojme te mos mungoje as mbeshtetja e tifozerise. /ShkodraWeb/