Çfarë bëni kështu? A jemi ne qyteti i kulturës apo jo? Ku e keni kulturën, ku e keni dashninë për qytetin, për liqenin, për të mirën tonë të përbashkët, ku e keni ndërgjegjen e shpresën që ky vend mund të bëhet duke u kujdesur për të?
Ky vend nuk mund të behet nga pisa si ju, turp të keni ju që hidhni mbetjet aty dhe ne për ju që jetoni në këtë qytet dhe i thoni “botës” që jeni shkodran!
Ato që ndotin nuk janë Shkodra, ato që nuk marrin mbetjet me vete janë krìmínelë dhe meritojnë ti bëhen foto dhe të vendosen në krye të shëtitores aty e të kenë turp të shkojnë përsëri dhe këtë do bëjmë nqs nuk ndërgjegjësoheni!
Na dhemb shpirti kur e shohim vendin tonë, të mirën tone të përbashkët që shkatërrohet nga disa të rinj, nga disa pisa që nuk dijnë të sillen me të mirën që na ka dhuruar Zoti!
Mos u bëni shembuj për keq të qytetit, hapni sytë dhe zemrën dhe trajtojeni ambjentin ku jetoni me dashni, sepse të parët tanë na trashëguan të pastër, apo duhet të vij një tjetër virus të ndërgjegjësoheni më shumë, nuk ju doli ky që prej muajsh ju la në shtepi? Kush ju dha të drejten të dilni tani dhe të shkatëroni përsëri!
Turp për ato të rinj që dalin në liqen dhe mbetjet nuk i marrin përsëri me vete, me qese keni blerë dhe me qesen përsëri mund ta merrni me vete! /Postuar nga Eko Mendje në Facebook/