
Seanca është ndërprerë sërish në Kuvend. Pas rifillimit, ka marrë fjalën për procedurë kryetari i opozitës Lulzim Basha. Pas përfundimit të kohës prej 3 minutash, kryetari i Kuvendit Ruçi i ka hequr fjalën, duke e ftuar të lirojë foltoren. Basha nuk ka pranuar dhe në këtë moment Ruçi ka mbyllur seancën për 10 minuta të tjera pushim. Deputetët e PD-së kërkojnë praninë e kryeministrit Rama dhe të ministri Xhafa në Kuvend. Ndërkohë, si në seancat e tjera, PD vijon transmetimin e seancës në Facebook.