
Dy shqiptarë kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për trafik heroine. Mediat italiane raportojnë se aksioni i bujshëm u zhvillua në Viçenza, ndërsa u sekuestruan 30 kg heroine. Bëhet fjalë për shqiptarët Armando Ahmeti, 40 vjeç dhe Saimir Gripshi, 33 vjeç. Ndërkohë, droga që iu sekuestrua shqiptarëve ishte e një cilësie të shtrenjtë dhe nëse hidhej në treg do vlente mijëra e mijëra euro. Thuhet se hetimet lidhur me këtë rast që u zhvilluan nga karabinierët e Padovës, kishin nisur prej disa muajsh.








