Mediat greke kanë publikuar fotot e dy shqiptarëve, të cilët sharruan hekurat e qelisë në institucionin e sigurisë së lartë në Koridhalo të Athinës.
Mediat greke bëjnë me dije se dy shqiptarët që rifituan lirinë janë Elvis Pepa dhe Leonard Pepa. Ata ishin pas hekurave për vjedhje dhe grabitje ndaj të moshuarve. Dy shqiptarët kanë “çarë ferrën” mbrëmë në darkë por sot në mëngjes është vënë re mungesa e tyre.
Shqiptarët vuanin dënimin në sektorin D të burgut. Sipas policisë greke shqiptarët kanë prerë hekurat e dritares, kanë dalë në “zonën e vdekur” dhe janë varur me litarë në pjesën e jashtme të murit të burgut duke arritur të arratisen.