Një atentat mbrëmjen e shkuar në Fushë Krujë, përfundoi me humbjen e jetës së një 50 vjeçareje, Shpresa Basha ndërsa mbeti i pl.agosur me ar.më zjarri shtetasi Marklen Haka. Ai ka mbërritur rreth orës 23:30 minuta me një makinën luksoze në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Marklen Haka, 28 vjeç, është një personazh i njohur për policinë. I konsideruar si një nga të “fortët” e Fushë Krujës, ai është arrestuar në shtator 2018 së bashku me disa persona të tjerë gjatë një aksioni të RENEA-s në Nikël. Haka u arrestua në posedim pa leje të ar.mëve dhe municioneve luftarake dhe shitjes së lëndëve na.rkotike.
Bashkë me të u arrestua edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, i cili transportoi mbrëmjen e shkuar atë dhe hallën e tij drejt spitalit.