Dr. Lulzime Osmani është e vetmja artiste që ka përfaqësuar Maqedonin e Veriut dhe njëkohësisht shqiptarët në Sharm El Sheikh të shtetit të Egjiptit në simpoziumin artistik “world art youth Forum”. Në këtë simpoziumin artistik, kanë marrë pjesë mbi 100 artistë nga 40 shtete të botës, të cilët ishin të lirë të pikturonin në pëlhurë nga frymëzimi i tyre. Ky aktivitet është organizuar nga shoqata “World Art Youth Forum” e drejtuar nga Mohamed Hemida në Sharm El Sheikh nga 25-31 Tetor.
Të gjithë artistët që kanë marrë pjesë në këtë aktivitet, pas përfundimit të tij kanë marrë certifikata për punën e tyre. Dr. Lulzime Osmani është grafiste që deri më tani ka sjellë piktura që janë vlerësuar lart nga artëdashësit.