FOTO/ Kush është shqiptari që synon të ulet në Parlamentin e Hamburgut…

Radha e shqiptarëve që po integrohen në jetën socio-politike në vendet e perëndimit nuk është më një ëndërr e pamundur, por një realitet që po vjen gjithnjë në rritje. Mediat gjermane shkruajnë se kësaj here do jetë një kandidat shqiptar, i cili do garojë për të fituar mandatin e deputetit në Parlamentin e Hamburgut.

Një ditë më parë, shqiptari Sami Musa ka bërë publike pjesëmarrjen e tij në listën e kandidatëve për zgjedhjet kombëtare që do të zhvillohen në Hamburg, Gjermani, më 23 shkurt 2020. Kjo është periudha e 22-të legjislative e Parlamentit të Hamburgut pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai këtë vit ishte kandidat për Kuvendin Komunal të Harburgut në zgjedhjet lokale të mbajtura më 26 maj.