Skip to content
4 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet

FOTO/ Kush është shkodrani që pritet të marrë mandatin si pjesë e listës së PD-së në Tiranë…?!

ShkodraWeb 4 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

2

Ditën e hënë, KQZ pritet që t’u japë mandatin e deputetëve dhe 6 kandidatëve të listave të PD-së dhe të LSI-së, duke e çuar në 12 opozitën e re të Kuvendit, së bashku me Myslim Murrizin dhe Rudina Hajdarin.

Por ajo që bie në sy, është se rebelët që po thyejnë vendimin politik të dy partive kryesore të opozitës janë partitë aleate. Pasi u vendos që në zgjedhjet parlamentare të 2017 të mos ketë koalicione, Partia Demokratike, ndryshe nga socialistët, përfshiu në listat e saj jo vetëm kryetarët e partive kryesore aleate, por dhe anëtarë të tyre.

Me marrëveshje, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ra dakord me kryetarët e partive të vogla aleate që në vendet mbushëse të listave të përfshiheshin dhe emra nga partitë e tyre për t’i motivuar ata gjatë fushatës për të grumbulluar vota për PD.

Sot, kur PD dhe LSI vendosi që të “djegë” mandatet e deputetëve, disa emra që pritet të marrin mandatin, janë nga ata të vendeve mbushëse nga partitë aleate. Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat, kandidat në Qarkun e Vlorës, pritet të marrë mandatin e deputetit. Po ashtu, edhe Ligoraq Karamelo, propozim në listën e PD-së në Qarkun e Korçës nga PBDNJ, pritet gjithashtu të hënën të marrë mandatin nga KQZ.

Po kështu, edhe Selami Jenisheri, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve, pjesë e listës së PD-së në Qarkun e Tiranës. Jenishehri është shkodran, ka patur një treg me të njejtin emër, ku më pas është ndërtuar një bllok pallatesh, ku nuk kanë munguar as polemikat publike edhe me të afërmit. Ai ka paralajmëruar se nuk do të marrë mandatin nëse do ti ndërtohet selia e partisë së tij, që sipas Jenishehrit i është shembur padrejtësisht. Për mediat në Shkodër ai ka folur edhe për tantative vrasje ndaj tij e fëmijëve. Në Shkodër Jenishehri njihet edhe si person që ka tentuar të bëjë “revolucion” në trainingun e futbollit, ndërsa duhet thënë se imazhi i tij në Shkodër, nuk është ndër më të mirët.

Krenar Rryci është kandidati i dytë pas Majlinda Halilajt nga lista e Partisë Demokratike, i cili pendohet që ka refuzuar të marrë mandatin. Pasi firmosi dorëheqjen nga mandati, ai u shpreh se kishte ndryshuar mendje dhe do të bëhet deputet.

“E kam firmosur, por kam ndryshuar mendje. Do jem kandidat dhe do marr mandatin që të përfaqësoj Parlamentin shqiptar”, u shpreh Rryci pak ditë më parë. Lefter Maliqi, i shumëpërfolur për kalimet nga e majta në të djathtë, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halili, nga lista e Tiranës. Ndërkohë që nga LSI-ja do të hyjnë në Kuvend tri zonja: Elda Hoti, e cila ka qenë kandidate në listat e Lezhës, Edlira Hyseni, në listat e Durrësit dhe Ediola Braho, në listat e Qarkut Gjirokastër.

Mbetet ende pezull data e betimit të tyre për shkak se në Kuvend nuk është parashikuar ende seanca e radhës. 4 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë nga radha e LSI-së janë betuar paraditen e së martës, ndërkohë që opozita protestonte jashtë Parlamentit.

Pasi kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, lexoi formulën e betimit, kanë thënë njëri pas tjetrit “betohem” deputetët Edmond Rrushi, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Ylli Shehu. Me betimin e 4 deputetëve të rinj, Parlamenti shkon në kuotën e 86 deputetëve, në gjendje për të miratuar edhe ligje me shumicë të cilësuar që kërkojnë 84 vota.

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: FOTO+VIDEO/ Protestat e PD-së shtrihen edhe në Greqi: Na turpëron Qeveria, jo Shqipëria…
LAJM PAS: Vihen në pranga dy persona në Shkodër, kontrolli i mjetit nga policia u gjen dy doza “mall”…

TË FUNDIT

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • Aktualitet

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…

6 hours ago
“Krijoni struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët”, Imzot Massafra mesazh politikës në Ditën e Parë të Jetës
  • Aktualitet

“Krijoni struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët”, Imzot Massafra mesazh politikës në Ditën e Parë të Jetës

13 hours ago
Vllaznisë i mjafton një barazim për të kaluar në Kupën e Shqipërisë, gjen Partizanin në turin tjetër…
  • Aktualitet

Vllaznisë i mjafton një barazim për të kaluar në Kupën e Shqipërisë, gjen Partizanin në turin tjetër…

13 hours ago

TË FUNDIT

  • Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • “Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar
  • “Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit
  • “Krijoni struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët”, Imzot Massafra mesazh politikës në Ditën e Parë të Jetës
  • Vllaznisë i mjafton një barazim për të kaluar në Kupën e Shqipërisë, gjen Partizanin në turin tjetër…

TË FUNDIT

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • Aktualitet

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…

6 hours ago
“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar
  • Kryesore

“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar

8 hours ago
“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • Kryesore

“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…

12 hours ago
VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit
  • Kryesore

VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit

12 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.