Një efektive policie ka mbetur e plagosur rëndë sot gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re kundër prishjes së banesave të tyre. Ajo është Ina Nuka, 24 vjeçe, efektive e forcave Shqiponja, e cila ishte tek parlamenti bashkë me kolegët e saj për të ruajtur rendin.
Ajo ka punuar në Patrullë të përgjithshme dhe 6 muajt e fundit ka kaluar me Forcat Shqiponja. Me heret ka studiuar tek Universiteti i Sporteve
E reja ka humbur 4 gishtat e njërës dorë për shkak të një kapsolle që dyshohet se është hedhur nga protestuesit ndërsa dy kolegë i janë afruar me shpejtësi për ta ndihmuar.