
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Grudë të Shkodrës. Një person ende i paidentifikuar është dërguar me ugjencë në Spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Ferdinand Polia, 36 vjeç, i njohur edhe si Nardi i bujtinave të Thethit. Forca të shumta policie janë në vendngjarje. Më poshtë, njoftimi i policisë së Shkodrës.
Shkoder
Informacion Paraprak
Sot në ora 16.30, është derguar në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi F.P, rreth 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri. Megjithë përpjekjet për ti dhënë ndihmë mjeksore ai ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë dhe sipas informacioneve të para dyshohet se është qëlluar me armë zjarri teksa po levizte me një automjet. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!