FOTO/ Kush është i riu nga Malësia e Madhe që u ekzekutua në Brazil…(emri)

Një shtetas shqiptarë, me origjinë nga Malësia e Madhe, i punësuar në një bisnes italian, ka humbur jetën në Brazil. Raportimi bëhet nga mediat italiane, të cilat japin edhe detaje për ngjarjen. Mësohet se Alban Gropcaj, 29 vjeç ishte bashkë me pronarin e një zdruktharie ku edhe punonte. Ata po i drejtoheshin makinës së tyre, teksa disa persona kanë tentuar ti plaçkisin.

Pranë tyre është afruar një motorçikletë dhe autorët akoma të paidentifikuar, i vunë pistoletën në kokë për ti marrë paratë. Sipas gjasave, i riu shqiptar ka rezistuar dhe është qëlluar për vdekje nga grabitësit. Ndërkohë, raportohet se pronari i tij ka mbetur i plagosur dhe identifikohet si Guido Bertol.

Loading...