Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FOTO- Kush është Can Karriçi që u ekzekutua në Kamëz, dëshmia e një vajze, kyç për hetimet, viktima duhet të ishte në burg por…

ShkodraWeb 24 December, 2021
can karici kamze

Dëshmia e një vajze pritet të hedhë dritë mbi shumë pikëpyetje të oficerëve të krimit që po hetojnë ekzekutimin e 30-vjeçarit Can Kariçi mbrëmjen e 23 dhjetorit në Kamëz, foton e të cilit e publikon ShkodraWeb.

Konfirmohet se viktima, përpara se të gjendej i pajetë, mësohet se kishte qenë në shoqërinë e një vajze duke pirë kafe pranë lokal ‘G’.

I riu u gjet pa shenja jete nga forcat e policisë të lajmëruar nga kalimtarët brenda një makine me targa gjermane, në zonën e Kodër-Kamzës, në Tiranë. Viktima, i cili është qëlluar me 4 plumba, ishte shok i ngushtë me Erigers Mihasin dhe Armand Dumanin, të cilët u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi brenda një makine Audi të bardhë në zonën e Astirit pak javë më parë.

Më 13 nëntor të këtij viti, në zonën e Astirit u ekzekutua me armë zjarri Erigers Mihasi, i cili ishte miku i Can Kariçit që u vra mbrëmë në Kodër Kamzë. Edhe pse Kariçi duhej të ishte në burg, minimalisht për “armëmbajtje pa leje”, kur u arrestua në shkurt të këtij viti, në rrethana ende të paqarta ai lëvizte i lirë.

Madje lëvizte sërish i armatosur, pasi burimet thanë mbrëmë se në makinën ku ai u ekzekutua, u gjet edhe një pistoletë, që dyshohet të jetë e viktimës, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në kohën kur Kariçi u arrestua në Laç, Policia po kryente kontrolle edhe në lidhje me vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier.

Kjo ngjarje vuri në lëvizje Policinë dhe Prokurorinë për të identifikuar dhe arrestuar autorët e atentatit, duke i shtrirë verifikimet e kontrollet në disa qytete të vendit.

Në fund të muajit shkurt, forcat speciale RENEA zhvilluan kontrolle të befasishme në qytetin e Laçit, ku kërkimet u fokusuan në ambientet e një kompleksi.

Sipas burimeve, në këtë kompleks janë gjetur sende të paligjshme, ndërsa Policia ka shoqëruar 7 persona dhe ka arrestuar një tjetër. Mes të shoqëruarve ishte edhe pronari E.M. dhe miku i tij, pikërisht njëri nga viktimat e atentatit të nëntorit, Erigers Mihasi, i njohur për pjesëmarrje në disa ngjarje kriminale.

Ndërkohë, gjatë atyre kontrolleve në laç u arrestua Can Karriçi, të cilit iu gjet edhe një armë zjarri tip pistoletë. Erigers Mihasi ka qenë një ndër personat e dyshuar për grabitje e prindërve të Elton Çiçës, ndërkohë që dyshohej si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë.

Gjithashtu, ai dyshohet se ka marrë pjesë në një ngjarje tjetër kriminale në vitin 2017 në Laç, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, punonjës në Bashkinë e Kurbinit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Ish- zëvendëskryeministrja shkodrane drejt Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, merr mbështetje edhe nga PD
Artikull pasardhës: Policia e Shkodrës arreston 34 vjeçarin nga lagje “Skenderbeg”, dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten…

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.