
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Abat të Shalës në Shkodër, ku viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni. Ndërkohë, autori Ndoc Maçaj është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi Ndoc Maçaj, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Piro Prroni, 61 vjeç.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.





