Kupola drejtuese e PS- së së Qarkut të Shkodrës, mbrëmejn e sotme është shfaqur në Pukë. Ka qenë vetë koordinatori i kryesisë së PSSH- së Ilir Beqaj, ai që ka publikuar disa foto në Facebook.
Evidentohen prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni, kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Hilmi Lakti, kryebashkiaku i M.Madhe Tonin Marinaj, kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj, kryebashkiaku i Vau- Dejës Mark Babani dhe deputeti Luan Harusha.
Nuk është e qartë arsyeja e këtij takimi të kupolës së PS- së së Qarkut Shkodër në Pukë, por nisur nga publikimi i Beqajt, mund të aludohet se janënë vazhdën e takimeve elektorale apo para elektorale.
“Në respektim të kufizimeve prej pandemisë, në Pukë. Të bindur që në 25 prill 2021 do të rikonfirmojmë rezultatin e 2017.”, shkruan Beqaj, i cili ka publikuar edhe tre foto.