Shumë prej nesh edhe mund të habiteshin kur dëgjonin fjalimet në parlament e kudo të Kryeministrit Edi Rama. Oratoria e tij, duhet pranuar, është për t’u patur zili, ama mos harroni që pas çdo fjale që Rama thotë, qëndron një ekip i tërë personash që kujdesen.
Falma Fshazi është emri që ndoshta publiku nuk e njeh, por që ka bërë një punë për t’u lavdëruar në Kryeministri. Ajo njihet si “vajza e fjalimeve të Ramës” dhe dha dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së COD në Kryeministri.
Pas punës në Kryeministri, Fshazi ka shkuar në Chikago, ku po merret me bienalen e këtij qyteti amerikan.
“Nga Chikago ku Tirana shkëlqeu.”, shkruan Fshazi këtë mëngjes ndërsa ndan një fotografi nga avioni.
Fshazi ka qenë ndër emërimet e para të Kryeministrit Rama në mandatin e parë qeverisës. Pasi dha dorëheqjen, ajo nuk harroi t’u jepte këshilla kolegëve të saj.