FOTO – Kryeministri Rama nis ditën me publikimin e fotove nga rruga Qafë Thore- Theth, komentet “i prishin ditën”…

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë këtë të diel foto nga punimet që po bëhen në akset rrugor Qaf Thorë – Theth. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama shkruan se ky segment rrugor të çon në Alpet e Shqipërisë e ndërsa thekson se puna nuk do të ndalojë në asnjë çast për rehabilitimin e akseve që të çojnë në destinacionet turistike nga veri në jugun e Shqipërisë.

“Mirëmëngjes! E pandalur puna për akset që të çojnë në destinacione turistike nga veriu në jug. Ky segment të çon në alpet e Shqipërisë. Rruga Qaf Thorë – Theth, pritet të rrisë aksesin dhe sigurinë për turistët që i afrohen luginës së Thethit”, shkruan Rama.

Poshtë publikimit të kryeministrit, kanë vijuar dhjetra komente të lexuesve, të cilët flasin për cilësinë e rrugës por edhe probleme të tjera me infrastrukturën rrugore.