Raporto TI

FOTO/ Kryemadhi ka një shqetësim “publik”, i kanë vjedhur profilin e vajzës në Facebook…

Numri 2 i opozitës shqiptare, Monika Kryemadhi, edhe pas një dite të tensionuar politike si e sotmja, duket se është e perqendruar tek një problem familjar. Në një shënim në Facebook Kryemadhi njofton se i kanë vjedhur profilin në FB të vajzës së saj dhe kërkon që ti bëhet bllok nga miqtë e saj. Kryemadhi shkruan: “Ky eshte nje profil fals ne emer te Eres, vajzes time dhe qe sot po keqperdoret ne Facebook nga persona te paguar. I bej thirrje drejtorise se krimit kibernetik ne ministrine e brendshme dhe prokurorise te nise hetimet per kete rast flagrant abuzimi per nje te mitur. Ne te njejten kohe paralajmeroj ata qe keqperdorin femijet e mi se nuk do e kalojne lehte kete akt pervers, te frymezuar dhe sponsorizuar nga ata qe kurre nuk kane respektuar familjet e aq me pak femijet e tyre.
Ju lutem bejeni report kete profil!”
https://www.facebook.com/100025421886573

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *