
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj: Pata kënaqësinë të mirëprisja në zyrën time Arqipeshkvin e ri të Shkodër-Pult, Mons.Giovanni Peragine, si dhe famullitarin e Koplikut, Pader Artan Seli.
I urova Arqipeshkvit suksese në misionin e tij të ri dhe shpreha gatishmërinë për të bashkëpunuar në fusha që prekin dhe ndikojnë drejtpërdrejt komunitetin tonë.
Bashkëpunimi mes institucioneve dhe komuniteteve fetare është thelbësor për të forcuar vlerat e bashkëjetesës dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të mirë.