Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Nën atmosferën e festave të nëntorit prita me kënaqësi një grup me të rinj dhe të reja shqipatarë por që kanë lindur dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vizita e tyre në atdhe u organizua nga “Albanian Roots” me në krye shkodranin tonë atje Marko Kepi. Së bashku diskutuam për atmosferën kuqezi në Shkodër, por edhe për dyert përherë të hapura që ato do të gjejnë në qytetin tonë. Gëzuar!