Ekipi kombëtar i Judo-s, me 4 sportistë të Vllaznisë në përbërja, ka arritur të fitojë 3 medalje në Kampionatin Ballkanik të organizuar në Kavadarci të Maqedonisë në datat 1dhe 2 shtator. Kënaqësi t’i pres në zyrë dhe ti uroj për medaljet Roland Vasinë- fitues i medaljes së artë dhe Aurora e Luigj Shkoza- fitues të medaljeve të bronxta. Aurora është e para sportiste femër në këtë sport që sjell një medalje për judo-n shqiptare të femrave.
Rezultatet fantastike janë fryt i një pune shumëvjeçare të vetë këtyre sportistëve, nën drejtimin e mjeshtrit Anton Shkoza, pioner i judo-s shqiptare. Mbështetja e deritanishme e Bashkisë së Shkodrës do të vazhdojë, duke nisur me sigurimin e mjediseve për të zhvilluar stërvitje dhe me plotësimin e nevojave të tjera për këtë sport.
#BashkiaShkoderMbeshtetSportet