Skip to content
21 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FOTO/ Kryebashkiakja Ademi flet në emër të SHBSH: Kjo është e vërteta e dështimit të skemës së ndihmës ekonomike

ShkodraWeb 16 February, 2018
ademiKamzëSHBSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Cështjeve Sociale, përmes zëvendësministres znj. Kospiri, paska reaguar lidhur me shqetësimin e ngritur prej ditësh nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë për dështimin e skemës së re të ndihmës ekonomike. Në mënyrë të çuditshme por edhe tallëse flitet për nxjerrje jashtë skeme të abuzuesve! Kjo tregon se znj. Kospiri nuk ka informacionin e duhur apo se thjesht po flet politikisht.

Në mbarë Shqipërinë, jane me qindra e mijëra familjet me anëtarë persona me aftësi ndryshe që janë përjashtuar nga skema. Madje, duke mos patur asnjë të ardhur tjetër. Qeveria flet për një “sistem të ri transparent”. Por në asnjë rresht nuk ka një sqarim lidhur me pikëzimin apo cilat janë kriteret që përjashtojnë nga përfitimi i ndihmës familjet më në nevojë në vendin tonë.

Numri 2 i ministrisë së linjës paraqet disa raste sporadike të përjashtimit nga lista të atyre që mund të kenë përfituar ndihmë ekonomike padrejtsisht. Por ne si qeverisje vendore, mund të tregojmë mijëra familje që sot nuk kanë as bukën e gojës. Vetëm në bashkitë e djathta janë mëse 2000 familje me persona me aftësi ndryshe, të cilave u është mohuar e drejta ligjore për të përfituar nga kjo skemë.

Zonja në fjalë përpiqet të tregojë se ku shkojnë lekët e ndihmës ekonomike kur është përgjysmuar numri i përfituesve si pasojë e dështimit të skemës së re. Pse nuk ka një shifër të saktë, sa ishte ky fond në dhjetor 2017 dhe sa është sot në janar 2018? Sa ishte numri i familjeve përfituese në dhjetor 2017 dhe sa është ky numër në janar 2018? Është e qartë se qeveria po u zhvat paratë familjeve më në nevojë, duke përgjysmuar buxhetin.

Tallja vazhdon duke e pranuar se kanë mbetur shumë familje të varfra jashtë kësaj skeme dhe u kërkohet të riaplikojnë. Si mund të riaplikojnë në sistem mijëra familje për vetëm 2-3 ditë, a mund ta thotë këtë zj. Kospiri.

Dhe e fundit, Qeveria thotë “të gjitha Bashkive u është dhënë një fond prej 6% të fondit të ndihmës ekonomike për këto familje që nuk plotësuan kriteret për t’u futur në sistem.” Po sa është ky fond, dhe hallin e sa familjeve mund të zgjidhë? Pra, bëhet fjalë për 6% të një fondi që është përgjysmuar në shkallë vendi, ndërsa jashtë skemës kanë mbetur mbi 40- 70% e aplikuesve!

Duhet ta dijë mirë znj. zëvendësministre dhe të gjithë ata që janë pas saj!

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, kryetarët e Bashkive dhe Këshillat Bashkiakë janë në krah të qytetarëve. Ne jemi në kontakt çdo ditë me ta, jetojmë me hallet e problemet e tyre. Nuk mund të bëhet demagogji, apo më keq të mashtrohet kur kemi të bëjmë me kafshatën e bukës së përditshme të qindra e mijëra familjeve shqiptare në mbarë vendin. /Deklaratë në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë nga Voltana Ademi, kryetare/

Post navigation

Previous: Gjendet i pajetë 54- vjeçari, ishte zhdukur 3 muaj më parë pa asnjë gjurmë (foto)
Next: DOKUMENTAT/ Ja kush po i bllokon pagat e administratës shtetërore në Shkodër

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.