Skip to content
5 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FOTO – Kremtohet 55- vjetori i krijimit të Universitetit të Prishtinës, i pranishëm edhe rektori Tonin Gjuraj

ShkodraWeb 14 February, 2025
55 vjet universiteti prishtinee 2025

Në 55-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës u tha se ky institucion po shënon rezultate të theksuara në arsimin e lartë. Rektori, Arben Hajrullahu, theksoi se Universiteti i Prishtinës është ndërtuar mbi përkushtimin dhe bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë besuar në fuqinë e dijës.

Ai tha se qëllimi dhe misioni i Universitetit të Prishtinës është përcjellja e dijes dhe frymëzimi i ndryshimeve shoqërore për një të ardhme të mirë.

9e3de060-cc5e-4213-859b-0d703a505dc8
13c266ed-cd09-4892-8f12-12ac3a9c7f5b
9aa1c0a7-7994-4ed3-83f0-69a9c2bcb6a8
5cf9b022-602e-4bb6-a2ee-1981e651105c

“Universiteti i Prishtinës është i ndërtuar mbi përkushtimin dhe bashkëpunimin e të gjithë atyre që besojnë ë fuqinë e dijës. Çdo studentë, profesor dhe partnerë është i hallkës së domosdoshëm të këtij zinxhiri të suksesit. Le të punojmë së bashku që Universiteti i Prishtinës të mos jetë thjesht një institucion që i reziston kohës, por një motor i fuqishëm i zhvillimit drejt një të ardhme më të ndritur. Le të punojmë me vepra se arsimi nuk është thjesht një përcjellje e dijës por një frymëzim i ndryshimeve shoqërore për një të ardhme më të mirë. Ky është qëllimi dhe misioni i Universitetit të Prishtinës”, tha ai.

Në anën tjetër, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se Universiteti i Prishtinës, përkundër sfidave po shënon rezultate të theksuara.

52d2947d-4d8f-4225-8049-9b25f49c70a9
41f0adfe-3206-452f-a420-f3bb16aeb603
330ba5cb-9301-4729-828e-ed1d349dd1d7
083f2263-4b23-4d15-83d6-f1dd92e083ae

“Është përshkruar një rrugë e gjatë dhe mundimshme, por përfundimisht triumfuese. Prandaj sot vlen që të kthejmë shikimin prapa dhe të shohim se kemi avancuar dhe tashmë Universiteti i Prishtinës shënon rezultate të theksuara…Universiteti i Prishtinës ia doli dhe po arrin rezultate dhe suksese. Bashkërisht këto vite ndodhën ndryshime konkrete dhe të dukshme në arsimin e lartë me një mbështetje maksimale krahas pavarësisë së Universitetit të Prishtinës dhe programeve të tjera në arsimin e lartë. Kemi një pavarësi të plotë në institucionet e arsimit të lartë dhe mbështetje në shumë sektorë në Universitetin e Prishtinës”, thekson Nagavci.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja tha se Universiteti i Prishtinës është një histori e Kosovës.

d3b23169-fdfe-4a2e-91c7-8328eac28335
482d630a-e947-4f68-b3e1-bdc79dc21589
ca8df741-0dbe-4074-ab4c-bd5fc4c1f3fa

“Universiteti i Prishtinës është histori e Kosovës. Histori e idealeve të saj për liri, dinjitet dhe vet respekt, subjektivitet shtetëror dhe mendësi për realitetin që jetonim. Kjo histori na bënte me dije se ne përveç që dëshirojmë dhe duam kemi potencial dhe jemi të motivuar për të arritur synimet tona”, theksoi Kraja.

I ftuar në këtë ceremoni, ishte edhe rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, prof. dr. Tonin Gjuraj, i cili ka përshendetur të pranishmit edhe në emër të Konferencës së Rektorëve të Shqipërisë, ku ai mban postin e nënkryetarit të saj.

“Ne vlerësojmë fort kurajën e madhe, maturinë dhe shembullin e atdhedashurisë që Universiteti i Prishtinës dhe stafi i tij ka shfaqur, ndër dekada, në momente kur këto ishin më të nevojshme se kurrë dhe më të vështira se kurrë. Ne, po ashtu, vlerësojmë kontributin për liri e paqe, përpjeket e pandalshme për të ndërtuar një vend të lirë e demokratik, një vend ku dinjiteti i njeriut është i shenjtë dhe ku pakicat, qofshin ato serbe, boshnjake, turke, apo të tjera, mbrohen me tërë forcën e të drejtës dhe ligjit dhe trajtohen si të barabarta.”, ka thënë Gjuraj mes të tjerave.

Në ceremoninë e shënimit të 55 vjetorit të UP-së u nderuan me mirënjohje të gjithë që kanë kontribuar për këtë institucion.

PËRSHENDETJA E PLOTË E PROF. DR. TONIN GJURAJ

Z. Rektor
Pedagoge dhe pedagogë,
Studente dhe studentë,
Të ftuar të tjerë,

Gëzuar nga zemra 55 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës!

Kosova, për ne si komb, ka qenë për më shumë se një shekull, një prej brengave dhe dhimbjeve tona më të mëdha, dhimbje dhe brenga të cilat, edhe shumë vite pas çlirimit të saj, ruajnë shenjën e tyre të pashlyeshme në memorien tonë kombëtare.

Kjo memorie është e mbushur me historitë, tregimet, sakrificat dhe imazhet e mijëra bijve të kësaj toke, të Adem Jasharit, etj., njerëz të cilët, në momentet më të vështira, nuk patën asnjë drojë të japin jetën për Kosovën.

Memoria jonë është e mbushur, po ashtu, dhe me krijimtarinë e thellë të intelektualëve të Kosovës, si: Azem Shkreli, Ali Podrimja, Din Mehmeti, Bajram Kelmendi, Ibrahim Rugova e shumë e shumë të tjerë, zemra e të cilëve rrahu fuqimisht për këtë vend nën robëri.

Por, memoria jonë është e mbushur dhe me sakrifcat e mbijetesën e Universitetit të Prishtinës, të studentëve dhe personelit mësimdhënës të këtij institucioni, të shkencëtarëve, kërkuesve dhe drejtuesve të saj, të cilët, në çastet më të errëta të uzurpimit të ish Jugosllavisë nga Millosheviçi dhe të shndërrimit të Kosovës në një geto, patën kurajë të dalin në krye të revoltave, në krye të popullit të Kosovës dhe të flasin për lirinë, të luftojnë për të, të bëhen bartës të asaj aspirate shekullore, të Pavarësisë, por të ruajnë dhe të mbijetojnë universitetin dhe dijen për të rinjtë e Kosovës.

Universitetet në Shqipëri, ato publike dhe jopublike, kanë patur gjithnjë një lidhje të patregueshme dhe shumë të fortë me Kosovën, me UP dhe, më vonë, me të gjitha universitetet e tjera të shtrira në territorin e vendit.

Ne vlerësojmë fort kurajën e madhe, maturinë dhe shembullin e atdhedashurisë që UP dhe stafi i tij ka shfaqur, ndër dekada, në momente kur këto ishin më të nevojshme se kurrë dhe më të vështira se kurrë. Ne, po ashtu, vlerësojmë kontributin për liri e paqe, përpjeket e pandalshme për të ndërtuar një vend të lirë e demokratik, një vend ku dinjiteti i njeriut është i shenjtë dhe ku pakicat, qofshin ato serbe, boshnjake, turke, apo të tjera, mbrohen me tërë forcën e të drejtës dhe ligjit dhe trajtohen si të barabarta.

Por, sot, universitetet tona, në Shqipëri e Kosovë, duhet të jenë promovues të fuqishëm të rrëzimit të barrierave burokratike mes Prishtinës dhe Tiranës, me qëllim që të përjetojmë një intensitet shkëmbimesh të paimagjinueshme akademike, të mësimdhënësve, kërkuesve e studentëve, duke lehtësuar kështu bashkëpunimet dhe shkëmbimet akademike e shkencore, njohjen reciproke të diplomave, pa asnje pengesë, për të hapur rrugën për një treg të përbashkët edukimi midis Shqipërisë dhe Kosovës, që akoma nuk është në nivelet e kërkuara.

Tjetër, duke ruajtur patriotizmin demokratik dhe kushtetues, si një vlerë themelore demokratike, por duke tejkaluar tashmë patriotizmin folklorik e deklarativ, duhet urgjent të përqafojmë fazën e ndërkombëtarizimit, të studentit ndërkombëtar, që Tirana dhe Prishtina të mbushen me studentë ndërkombëtarë, për t’u bërë kështu pjesë e industrisë ndërkombëtare të edukimit.

Së fundi, ne duhet të përfshihemi në rankimet ndërkombëtare të mirënjohuranjohura, si THE, Melbourn-i dhe/apo Shangai Times, si dhe në akreditime ndërkombëtare institucionale dhe programeve të studimit.

Gëzuar dhe një here 55 vjetorin e themelimit dhe përjetësi për UP-në!

Faleminderit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Evitoni kalimin në rrugët e krahut verior të ish- Fermentimit”, Bashkia Shkodër njoftim për qytetarët…
Artikull pasardhës: VIDEO – “Lëreni Erionin të përballet me drejtësinë që kërkuam”, Gjergj Luca ka një mesazh për shqiptarët

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
vjosa osmani 2023

“Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
bardh spahia spak 2026

Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari… 5 March, 2026
  • “Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit 5 March, 2026
  • Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia… 5 March, 2026
  • Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë 5 March, 2026
  • Kuvendi miraton ndryshimet në qeverinë Rama pa praninë e tij, shkarkimet dhe emërimet marrin mbi 80 vota 5 March, 2026
  • Ish- kryetarja e Kuvendit voton kundër shkarkimit të ministres socialiste, Topalli tregon çfarë ka ndodhur… 5 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • NJOFTIMI – Shqiptarët që duan të kthehen nga Irani në Shqipëri, të kontaktojnë ambasadën tonë në Turqi… 4 March, 2026
  • VIDEO – Vllaznia bën detyrën përballë Bylis, kuqeblutë në katër ekipet më të mira të Kupës së Shqipërisë 4 March, 2026
  • “Të bashkohemi kundër kreut të kësaj organizate kriminale”, Berisha njofton datën e protestës së radhës… 4 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
vjosa osmani 2023

“Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
bardh spahia spak 2026

Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
vendimi baks rrjoll gjykataaaa 2026

Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.