FOTO – Konteinerët bosh dhe mbetjet urbane përtokë, fenomeni duhet të marrë fund në Malësi të Madhe…

Pastrimi i territorit nga mbetjet urbane, është një nga sherbimet kryesore që ofron qeverisja vendore. Përmes vendosjes së konteinerëve (kazanëve), u krijohet mundësia të gjithë qytetarëve që ti depozitojnë ato për tu evaduar sipas planit të pastrimit të territorit. Në shumë raste, konstatohet një femnomen i çuditshëm, i cili jo vetëm ndot mjedisin, rrezikon shendetin e banorëve por edhe dëmton imazhin sidomos në pikun e sezonit turistik.

Fotot që ilustrojnë këtë tekst, janë fiksuar nga “Zani Veriut” ditën e sotme në aksin Llazan- rruga nacionale, në qytetin e Koplikut në Bashkinë Malësi e Madhe. Konteinerët janë thuajse bosh, mbeturinat urbane hidhen përtokë, farë pranë kazanëve ku duhen ta kenë vendin. Në rastin më të mirë, është mungesë qytetarie dhe përgjegjshmërie nga të gjithë ata që bëjnë veprime të tilla. Është e pakuptueshme që mbetjet të hidhen përtokë, teksa konteinerët janë vetëm 2- 3 metër më larg.

Po ashtu, shihen të hedhua pa kujdes edhe orendi shtëpiake të nxjerra jashtë përdorimit, degë të pemëve të krasitura apo edhe bar e inerte pas pastrimit të pronave private. Veç të tjerave, është edhe shkelje flagrante e ligjit dhe sanksioni për to janë gjobat. Po ashtu, evadimi apo largimi i këtyre mbetjeve nga më të ndryshmet dhe jashtë kazanëve, rrit kostot për qytetarët. Bashkia Malësi e Madhe duhet të pastrojë me të ardhurat e veta territorin dhe për pasojë, burimi janë tarifat vendore të vetë banorëve të Kuplikut në këtë rast.

Është momenti që të gjithë të ndergjegjësohen, pas jo ti tërheqin vemendjen çdokujt që vepron kështu. Nga ana tjetër, qeverisja vendore duhet të mos kursehet, por të nis monitorimin e rreptë dhe të vendosë masa adminitrative- gjoba, për të gjithë shkelësit. Të gjithë kemi nga një shtëpi tonën, por së bashku kemi një më të madhe që mund të jetë qyteti i Koplikut apo edhe Bashkia Malësi e Madhe. Bashkia Malësi e Madhe, si çdo bashki tjetër, e ka të pamundur të mirëmbajë e pastrojë terriotin nëse të gjithë banorët nuk bashkëpunojnë me të. /ShkodraWeb/

ShkodraWeb Channel

Open

Close