FOTO+VIDEO – “Koncert në kohë pandemie”, trupa e Estradës e Teatrit “Migjeni” nis punën për premierën e re…

“Koncert në kohë pandemie”, është premiera e re e Estradës së Teatrit “Migjeni”.  Ditën e sotme, kanë nisur zyrtarisht provat ku është prezantuar edhe stafi. Ismet Drishti rikthehet në Shkodrën e tij tashmë në rolin e regjisorit të premierës.

Skenari i është besuar një pene të sprovuar si Armir Shkurti, ndërsa drejtues muzike do të jetë i mirënjohuri Ilir Zoga. Aktorët, mjeshtra të mëdhenj Zef Deda, Besnik Çinari dhe Drande Xhaj, do të rrethohen nga aktorët e rinj të Teatrit “Migjeni”.

Kjo shfaqje është konceptuar si një festë, me hare, vrull, humor e dëshirë për të jetuar në këto kohë të vështira që po kalojmë prej rreth 2 viteve. Ajo që mund të thuhet se siguri e garanci të plotë në ditën e parë të nisjes së punës është, suksesi i kësaj premiere është i sigurtë. Ajo do të shfaqet për publikun rreth datës 10 nëntor 2021.

Open

Close