Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FOTO – Kompozitori dhe dirigjenti i mirënjohur i dinastisë shkodrane Tukiçi nderohet “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Meta

ShkodraWeb 22 December, 2021
david tukici mjeshter i madh 2

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vlerësoi me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” kompozitorin dhe dirigjentin e shquar shqiptar David Tukiçi, me motivacionin: “Në vlerësim të meritave dhe kontributeve të vyera si këngëtar, muzikant dhe dirigjent orkestre, i cili ka krijuar me cilësi të lartë shumë vepra artistike, duke u vlerësuar si në vendin tonë, ashtu edhe në skenat ndërkombëtare. Me mirënjohje për veprimtarinë e tij artistike si një nga kompozitorët e rrallë të muzikës klasike dhe asaj të bazuar në motivet tradicionale shqiptare.”

Në fjalën e Tij drejtuar familjarëve, kolegëve dhe personaliteteve të artit të pranishëm në ceremoninë e dekorimit, Presidenti Meta u shpreh:

“Të dashur artistë, të dashur familjarë, të nderuar pjesëmarrës, personalitete të artit, të kulturës dhe nga të gjitha fushat.

Kam kënaqësinë e veçantë të jem sot këtu me ju, për të vlerësuar një artist shumëdimensional: këngëtarin, muzikantin, dirigjentin e orkestrës dhe kompozitorin e mirënjohur, zotin David Tukiçi.

Zoti Tukiçi e ka në ADN muzikën dhe artin. Djali i tenorit të famshëm Ibrahim Tukiçi, atij ju injektua dashuria për artin, nga babai i tij artist, që në fëmijëri.

Karriera artistike e Davidi nisi në moshën 4-vjeçare, kur u ngjit në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, në rolin e ‘Pinkertonit’ të vogël, përkrah babait të tij.

Vetëm 14 vjeç, Davidi bëhet protagonist dhe i famshëm, si këngëtari i parë i vogël, që fitoi çmimin e parë në festivalin e 8-të të Këngës në Radio-Televizion, në një festival për të rritur.

Në fakt, brezi ynë e kujton me mall këngën hit, të kënduar nga Davidi ‘Dhuratë për ditëlindje’ ose, siç e njohim të gjithë, ‘Globi rrotullohet’.

Po në moshën 14-vjeçare, Davidi eksperimenton në një tjetër fushë të artit, në kinema, me rolin e Ilirit të vogël në filmin ‘Njësiti guerril’.

Por, muzika mbeti dashuria e parë e Davidit dhe ai iu përkushtua studimit të pianos në Liceun Artistik, ndërkohë që ra në sy talenti i tij i madh në kompozim.

Ky talent e çoi të konkurronte për kompozicion në ‘Institutin e Lartë të Arteve’.

Fati deshi, që studimet e tij 5-vjeçare në kompozicion, t’i kryente nën drejtimin e kompozitorit të jashtëzakonshëm shqiptar të shekullit XX, profesor Çesk Zadeja.

Fillimet e karrierës së tij, Davidi i ka në shtëpinë e kulturës në Krujë, ku i frymëzuar nga motivet e bukura popullore krutane, kompozon veprën ‘Rapsodi për violinë e orkestër’, e cila u vlerësua me çmim të parë, në Dekadat e Majit.

Davidi kompozon dhe këndon, me pasion. Përkushtimi dhe talenti i tij sjellin edhe emërimin në Radio Televizionin Shqiptar.

Kompozimet e tij për orkestrën simfonike i sjellin shumë çmime në aktivitete kombëtare.

Ashtu si edhe shumë këngë të muzikës së lehtë të kompozuara nga Tukiçi, bëhen fituese të çmimeve të para në festivale dhe hite të muzikës sonë të lehtë.

Ndryshimi i sistemit solli edhe largimin e David Tukiçit në Itali, ku ai ku vazhdoi të kultivojë me pasion profesionin e tij, si një ambasador i shkëlqyer i artit shqiptar.

Dëshira për të studiuar është një nga karakteristikat që e ka dalluar David Tukiçin gjatë gjithë jetës.

Ai vazhdoi të studiojë edhe në Itali, ku iu njoh titulli ‘Kompozitor’, ashtu siç perfeksionoi studimet e tij, për kompozitor dhe dirigjim në Paris, ku u diplomua për ‘Dirigjent Orkestre Simfonike’.

Kontributi dhe vlerat e David Tukiçit u njohën dhe vlerësuan edhe nga shteti Italian dhe Presidenti i Republikës italiane Scalfaro, i cili i akordoi Titullin ‘Qytetaria Italiane’, për kontributin e tij, në përhapjen e kulturës muzikore në Itali.

Me gjithë vlerësimet e mëdha të marra jashtë atdheut, zemra e Davidid rrihte për Shqipërinë, ku edhe u rikthye si kompozitor i afirmuar, për të dirigjuar, në vitin 2010, veprën e tij të parë operistike, në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Puna e tij si Drejtor Artistik i Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar solli një frymë të re europiane, si në programacion edhe në përzgjedhjen e repertorit dhe të solistëve, për të vazhduar më tej, me punën në Radio Tirana, ku kontributi i zoti David tukiçi vazhdon të mbetet i qenësishëm.

Duke e falënderuar përzemërsisht për gjithë këtë punë të jashtëzakonshme të bërë ndër vite, mbetemi në pritje gjithashtu, të shfaqjes së operës së dytë të David Tukiçit, ‘Rozafa’, me libret të dramaturgut të mirënjohur shkodran Fadil Kraja, një vepër që jam i bindur do të jetë përsëri një sukses.

Në mirënjohje të veprimtarisë së vyer artistike si këngëtar, muzikant, dirigjent orkestre dhe si një nga kompozitorët më të shquar të muzikës klasike, vlerësoj sot, zotin David Tukiçi, në praninë tuaj, me titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA ANDI BUSHATI – Ç’fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama…
Artikull pasardhës: Vllaznia me rrogat më të larta në Shqipëri, i vetmi klub në vend që deklaron pagat e verteta…

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike 19 February, 2026
  • VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve… 19 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.