FOTO/ “Koktejl” me poker dhe kokaine, policia bllokon 2 kazino

Jo vetëm makina luksoze por në rrjetën e operacionit të policisë të koduar “Vjeshtë 2017” kanë rënë edhe dy kazino, brenda së cilave luhej poker i jashtëligjshëm dhe konsumohej kokainë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin kazino në pronësi të shtetasit Kristaq Sina, në rrugën “Mikel Maruli” është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës material:
– 3 doza të dyshuara të lëndës narkotike të llojit kokainë të cilat rezultuan të peshës 1.4 gramë
– 3 tavolina pokeri
– 30 fisha për organizim lojërash fati
– enë me mbetje lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Gjithashtu është proceduar në gjëndje të lirë shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lokalin e tij në rrugën “Mikel Maruli”, ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit.