Balerini i mirënjohur shqiptar Kledi Kadiu, është shpallur sërish i vdekur nga një gazetë në Itali, ku prej vitesh jeton, punon dhe ka krijuar familjen e tij, duke qenë një nga më të mirët e profesionit të tij.
“Lamtumirë Kledi Kadiu, balerini i ëndrrave i ‘Amici’ na la shumë shpejt: u largua. Kanë tentuar të bëjnë çdo gjë”, ishte titulli i versionit online të gazetës italiane, që mund ta shihni më poshtë.
Në fakt, lajmi është i pavertetë dhe përgenjeshtrimin e ka bërë vetë “i vdekuri” Kledi Kadiu. 50- vjeçari e ka marrë me sportivitet lajmin e çuditshëm, duke dhën një sqarim në rrjetet sociale, ku nuk mungon edhe humori.
Kadiu ka publikuar foton e lajmit, duke e shoqëruar me një koment: “Më bëni me dije kur do të jetë funerali, kështu po kaloj të bëj një përshendetje të fundit edhe unë”, shkruan balerini shqiptar.
Në fakt nuk është hera e parë që mediat në Itali japin lajme të tilla për Kledi Kadiun. Nuk kuptohet arsyeja me përjashtim të marrjes së klikimeve. Por tashmë edhe vetë Kadiu i merr me sportivitet, madje edhe me batuta humori si në rastin e sotëm.