Prokuroria për Krime të Rënda ka lëshuar disa urdhër arreste për tre punonjës të lartë të Policisë së Shtetit. Jane mesuar tashme emrat e zyrtarëve që dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Tahiri’ për trafikun e kanabisit.
Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jael Cela, Gjergji Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Sokol Bode. Ky i fundit është fotografuar me Moisi Habilajn, pamje që qarkulluan edhe në media. Këto urdhër-arreste kanë mbërritur në polici dhe pritet ekzekutimi i tyre. Këto urdhër-arreste kanë mbërritur në polici dhe pritet ekzekutimi i tyre.
Të tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016. Akuza që qëndron mbi këta zyrtarë është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të kanabis sattivës në këtë qark. /balkanweb.com/