
Përmbyllëm dje aktivitetin “Supergratë e qytetit tim”. Zhvilluar në masa shtrënguese të diktuara nga pandemia, aktiviteti u shtri në 2 panele: në atë direkt në sallë dhe në panelin online.
Duke falenderuar të gjitha gratë që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë etapë të parë të aktivitetit, të cilin synojmë ta bëjmë një traditë dhe ta zhvillojmë në çdo 8 Mars si dhe ta kalojmë si një aktivitet stafete nga viti në vit dhe në keshillin bashkiak që do pasojë.
Shkodrës i mungonte një traditë e tillë e cila ishte lënë në harresë prej shumë e shumë vitesh dhe që ka për qëllim:
1. Të krijojë një rrjet të supergrave të qytetit, i cili nga viti në vit të zgjerohet me pjesëmarrjen e grave që jetojnë dhe kontribuojnë në qytet por edhe jashtë tij.
2. Të diskutojë dhe të ballafaqojë “luftërat”, sfidat, betejat, arritjet dhe sukseset e sejcilës duke shërbyer si shembull i mirë për çdo grua që të aspirojë të na i bashkohet nismës.
3. Të shkëmbejë mendime dhe të marrë sugjerime mbi problemet që kanë gratë e bashkisë së madhe Shkodër dhe ti përkthejë ato në nisma që shoqërohen me vendimarrje lokale
4. Të krijojë një buletin vjetor në të cilin të jenë të përfshira gratë pjesëmarrëse në aktivitet vit mbas viti. /Njoftim i Këshillit Bashkiak në faqen zyrtare në Facebook/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!