NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

FOTO – Kërkohej në mbarë botën prej 22 vitesh, 49 vjeçari kapet në mes të Tiranës, ja çfarë rëndon mbi të…

Vihet në pranga në Tiranë Kastriot Fejzo -vjeç i shpallur në kërkim për vr.asjen e dy komisionerëve zgjedhorë në ’97.

“Në momentin e ndalimit ky shtetas me qëllim për t’iu shmangur përgjegjësisë penale është prezantuar para shërbimeve të Policisë me gjeneralitetet e kushëririt të tij, por pasi është shoqëruar në drejtori është kryer verifikimi i mëtejshëm i këtij shtetasi, i cili ka rezultuar se është shtetasi Kastriot Fejzo, 49 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kolonjë e ka dënuar këtë shtetas me 17 vjet e 6 muaj e 24 ditë burgim për veprën penale “Vr.asja me dashje, e kryer në bashkëpunim”.


Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur dhe 20 mijë dollarë amerikan dhe 2 milionë lekë, të dyshuara të përfituara në mënyrë jo të ligjshme.”, njofton policia.

Fejzo kërkohej prej kohësh nga Interpoli për vr.asjen e dy komisionerëve zgjedhorë në Ersekë Nako Skupra dhe Ilirjan Arapi. Ngjarja e rëndë u shënua në 29 qershor të 1997 në Ersekë ku 43 vjecari ek.zekutoi komisonerët e Partisë Socialiste në momentin e transportimit të kutive të votimit në bashkinë e këtij qyteti. Gjatë kësaj ngjarje mbetën të pl.agosur edhe shtetasit Taqo Skupra, Alfred Shehu, Kastriot Zenollari, Arben Arapi dhe Shaban Koxhaj.

Për ngjarjen e 29 qershorit 1997 në Ersekë akuzohen 7 persona. Nga këta 4 janë arrestuar, kurse tre të tjerë dyshohen se fshihen në Angli. Tre personat që dyshohet se fshihen në Angli janë Hysni Dervishi, Roland Hasani dhe Spartak Sageri.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!