
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është një fans i muzikës rock. Ai është fotografuar në Berlin, me pantallona të shkurtra, një T-shirt ngjyrë të zezë teksa blen një gotë birrë pak para se të nisë koncerti i grupit legjendar “Guns N Roses”.
Grupi i famshëm amerikan “hard rock” “Guns N Roses” zhvilloi në Berlin të Gjermanisë një koncert të madh përpara fansave të tyre pasditen e kësaj të diele.
Ish-zyrtari i lartë i LSI-së ka shprehur vazhdimisht se është një fans i ‘flaktë’ i muzikës ‘rock’, ndërsa disa muaj më parë mori pjesë edhe në koncertin e grupit “U2” në Amsterdam.