Eduart Ndocaj është një nga personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale. Ish- deputeti socialist, sot sekretari demokristianëve të ADK-së, njihej gjërësisht edhe me nofkën “kaubojsi”. Bisnesmen i njohur e i suksesshëm në Itali, mjaft aktiv në politikë edhe duke kandiduar personalisht, Ndocaj nuk heziton të bashkëndajë me ndjekësit në rrjete sociale dhe evente personale e familjare.
Sot, për Eduart Ndocaj është ditë e veçantë. Ai feston 21 vjetorin e martesës dhe dedikimi në rrjete sociale, është sigurisht për bashkëshorten e tij. Shumë ndryshe nga meshkujt shqiptarë, dedikimi i tij është mjaft i sinqertë, duke përcjellë ndjesitë e perjetuara gjatë viteve të martesës e duke pohuar “kam mësuar shumë prej atëherë”. Në fund, ai e konsideron bashkëshorten e tij si “mbretëresha ime”.
“Si sot 21 vjet më parë, ne mbanim duart e njëri-tjetrit fort teksa ecnim drejt bashkimit drejt betimit , drejt krijeimit te families tonë te mrekullueshem. Kam mësuar shumë prej atëherë. Dashuria është si një kopsht.
Kam mësuar të fokusohem të të ndihmojë të lulëzosh në atë që dëshiron të jesh (në atë që je lindur të jesh), dhe jo të kërkoj të jesh ashtu sic kërkon egoja ime. Kam mësuar të gjej kënaqësi kur ti ndjek ëndrrat e tua, më shumë se sa të të shtyjë të përmbushësh dëshirat e mia egoiste duke mbuluar kështu edhe pasiguritë e mia.
Kam mësuar që dashuria është të dëgjosh. Dashuria është të japësh. Dashuria është liri. Urime përvjetorin, mbretëresha ime. Jam i përkushtuar të jem pranë teje dhe 3 mrekullive tona Ilenia,Eda,Kevin. Te dua shum.”, shkruan ish- deputeti Ndocaj.
ShkodraWeb Media i uron “kaubojsit” 21 vjetorin e martesës, aq më tepër që sivjet, Ndocaj është thuajse identik si asokohe, pas rënies në peshë gjatë periudhës së pandemisë! /ShkodraWeb Media/