
Qeveria ruse ka deklaruar se ka gjetur gruan më të moshuar në botë. Sipas tyre, ajo është 128 vjeçe dhe thotë se nuk ka parë asnjë ditë të bardhë në jetën e saj.
Koku Istambulova mund të ketë qenë rreth 55 vjeçe kur ka përfunduar Lufta II Botërore dhe 102 vjeçe kur mori fund Bashkimi Sovjek. Në pasaportën e saj shkruhet se ka lindur më 1 qershor 1889. Por shumë dokumente të saj humbën gjatë luftës së dytë në Çeçeni në vitet 1999-2009 shkruan Tg.com.
E pyetur se si ka qenë jeta e saj ajo ka treguar se ka qenë plot vuajtje dhe sakrifica dhe ka humbur një e nga një fëmijët. E pyetur se cili është sekreti i jetëgjatësisë së saj ajo ka treguar se nuk është kujdesur asnjëherë për ushqimin dhe ka pas një jetë të vështirë.
“Shikoj njerëz që bëjnë sporte, hanë shëndetshëm, ruajnë format, por as që e kam idenë se si kam jetuar deri tani. S’kam pasur as një ditë të lumtur në jetë. Kam punuar gjithmonë fort, kam punuar tokën, jam e lodhur. Jeta e gjatë nuk është një dhuratë nga Zoti, por dënim për mua””- ka thënë gruaja e cila për pak ditë mbush 129 vjeçe.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!