FOTO/ Jurgen Uldedaj rrëmben titullin e dytë kampion bote, mund polakun me gishtin e dorës të thyer…

Fitorja e mbremshme ndaj kundershtarit polak e ka lumturuar pa mase boksierin lezhjan Jurgen Uldedaj. Ky eshte titulli i dyte boteror per te, kete here ne nje Federate tjeter dhe vete ai duket i lumtur per kete sukses te rradhes.

Permes nje postim ne faqen e tij, ai ka bere te ditur se ne kete ndeshje ka sakrifikuar jo pak duke boksuar vetem me doren e majte ngaqe tek e djathta ka patur probleme, tregon sakrificen e madhe qe ai ka bere.

Dhe ne fund, padyshim qe Jurgeni ka patur nje falenderim per te gjithe ata qe po e mbeshtesin ne kete rrugetim shume te suksesshem qe ka nisur. Ja çfare shkruan ai:

Të dashur miq!

Mbrëm unë kam kurorëzuar titullin e dytë botëror “WBC Youth Champion” në Cruiserweight, duke siguruar fitoren më të rëndësishme të deri tanishme në karrierën time profesiniste me 11 fitore pa humbje, përpara publikut të zjarët gjermanë dhe shqiptar, në Standthalle Magdenburg, perball Polakut Krzysztof Twardowski.

Ky eshtë titulli i dyte boteror, krahas kampionit në fuqi, “WBO Youth Champion” tē fituar, në Tirane me 15 Dhjetor 2018.

Megjithëse fitorja ishte e pastër me pikë 97:93 (duke fituar 7 Raunde nga 10 të zhvilluara), ju informojë se në 5 raundet e fundit unë kam luftuar vetëm me dorën e majte, pas një thyerje të gishtit tregues të dorës se djathte.

Dalja në ring me flamurin Shqipëtar, para publikut të zjarrtë dhe adhuruesve të mij, të cilët meritonin një vlerësim dhe sakrificë të jashtëzakonshme përballë dhimbjes dhe kundërshtarit tim.

Ky është një shpërblim i mundit dhe djersës në stërvitje, por edhe i kujdesit të Promotorit Ulf Steinforth dhe ne veçanti shpërblim për trajnerin tim Dirk Dzemski.

Ju falenderoj të gjithëve Ju, menaxherëve, sponsorëve, miqve dhe në mënyrë të veçantë familjen time të madhe “Uldedaj”.

Loading...

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

“Pyeteni Plorin se kë ka blerë tek Veleçiku, lojtarët, trajnerin apo kryetarin e Bashkisë, pyeteni, pyeteni!”

Humbja...

Avokati i Popullit: Ndalimet e shoqërimet e qytetarëve pas protestës, janë në shkelje të ligjit…

Avokati...

OPINION/ Mos Rudinë…

Rudina...

Close