Para pak minutave në ShkodraWeb media ka mbërritur një apel për ndihmë. Bëhet fjalë për një zonjë 61 vjeçare, me të cilën jeta nuk është treguar aspak bujare. Majlinda Lilo Çipi, jeton në zonën e Kombinatit në Tiranë në rrugën “Haki Stërmilli”. Para një viti, ajo ka humbur djalin e saj dhe sot, jeton e vetme, duke u përballur me vështirësitë e jetës, por që për këtë yonjë, janë më të mëdha. 61 vjeçarja përfiton vetëm bonusin e qirasë, ndërsa jeta e saj është vështirësuar ndjeshëm këto kohë, duke mos i mundësuar as lëvizjen.
Siç na shkruan Dean Matja, nipi i saj, gjyshe Majlinda jeton krejt e vetme. Ajo vuan nga sëmundja e artritit të avancuar që shkakton deformim të kockave, pikërisht në pjesën e gishtërinjve të këmbëve. Aktualisht, 61 vjeçarja e ka të pamundur të lëvizë, madje edhe për të vënë një tufë me lule tek “banesa e fundit” e të birit. Një zgjidhje, duke i krijuar lëhtësi në lëvizje, mund të ishte një karrike me rrota elektrike. Për vetë kushtet e saj ekonomike, zonja e ka të pamundur jo vetëm ta blejë, por as ta ëndërrojë.
Nipi i saj, Deani, ka një apel për të gjithë, duke nisur nga shoqatat e ndryshme që herë pas here shpërndajë karroca me rrota për invalidët por edhe për individë që kanë mundësi të kontribuojnë për ti lehtësuar sado pak jetën e vështirë 61 vjeçares. Për të gjithë ata që mund të japin një kontribut, duke marrë në këmbim urimet dhe falenderimet e pafund të kësaj zonje por edhe familjarëve të saj, është në dispozicion ky numër telefoni +355693320971. Mund të komunikoni direkt dhe të njiheni më nga afër me jetën e kësaj zonje.
Ne shqiptarët kemi zemër të madhe, bëjmë shumë për njeri- tjetrin dhe tani është një mundësi ta tregojmë këtë! T’ia lehtësojmë sado pak jetën Majlindës, ti japim mundësi të lëvizë, të paktën për ti vënë një tufë lule në “shtëpinë e fundit” djalit të saj që nuk jeton. /ShkodraWeb Media/