
Larg angazhimeve politike, ish-deputetja e Partisë Socialiste Esmeralda Shkjau, është ‘arratisur’ për pak kohë nga Shqipëria, ndërsa shihet në shkretëtirën e Saharisë. Ka qenë vet Shkjau, e cila ka postuar në profilin e saj në Instagram foto nga udhëtimi mbresëlënës.

Ajo çka të bën përshtypje është edhe veshja e ish-ligjvënëses së majtë, ku shihet e veshur komplet me të zeza, pranë një motori. Kujtojmë se Esmeralda Shkjau ka qenë deputete për qarkun e Durrësit në mandatin e parë të qeverisë ‘Rama’.








